Teknologjia analizoi golin në “El Clasico”, konfirmohet se ishte apo s’ishte

Teknologjia analizoi golin në “El Clasico”, konfirmohet se ishte apo s’ishte

Sport April 26, 2024 - 11:30
Lajmet e fundit nga sporti

Në rrjetet sociale është publikuar një analizë e teknologjisë së golit për golin e Barcelonës në El Clasico kundër Real Madridit.

Me rezultatin 1-1, Lamine Yamal gjuajti pas një goditjeje nga këndi dhe Andrij Lunjin e priti goditjen e tij dhe shpëtoi mbretërit.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Cesar Soto Grado, në bashkëpunim me teknologjinë VAR, vendosi të mos e pranojë golin e yllit të ri të Barcelonës.

Megjithatë, në videon e fundit të publikuar nga një analizë e teknologjisë shihet se pa dyshim që ai duhej të ishte pranuar.

Pavarësisht këtij gol të anuluar, katalunasit arritën të shënojnë një gol të dytë me Fermin Lopez në mesin e pjesës së dytë, por ai nuk i ndihmoi shumë sepse Real Madridi bëri një kthesë të madhe në fund dhe mori tri pikët.

Lucas Vasquez dhe Jude Bellingham shënuan për Los Blancos dhe kështu e çuan Real Madridin në pragun e një tjetër titulli kampion në La Liga. /Telegrafi