Pretendentët për titull, me përballje të vështira në fundjavë
Foto: Laura Hasani

Pretendentët për titull, me përballje të vështira në fundjavë

Sport April 26, 2024 - 13:34
Lajmet e fundit nga sporti

Fundjava do të sjellë përballje të vështira për pretendentët për titull kampion.

Kampioni në fuqi Ballkani është mysafir i Gjilanit në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Portokallinjtë janë lider të tabelës me 60 pikë, kurse gjilanasit renditen në vendin e shtatë me 34 sosh.

Drita është mysafir i Dukagjinit në Klinë, kurse Llapi ka punë me Prishtinën. Drita është e dyta me 58 pikë, kurse Dukagjini i gjashti me 38 gjithsej.

Në anën tjetër, Llapi pozicionohet në vendin e tretë me dhe ka pikë të njëjta me Dritën (58), kurse Prishtina është në pozitën e pestë me 43 pikë.

Këto tri ndeshjet do të zhvillohet në ditën e diel.

Kurse, Fushë Kosova – Liria dhe Feronikeli ’74 – Malisheva, janë dy ndeshjet e tjera që do të luhen në ditën e shtunë.

Të gjitha ndeshjet do të luhet në orën 15:00. /Zëri