Zyrtare: Pedro Rocha zgjidhet president i ri i Federatës spanjolle të futbollit

Zyrtare: Pedro Rocha zgjidhet president i ri i Federatës spanjolle të futbollit

Sport April 26, 2024 - 15:43
Lajmet e fundit nga sporti

Pedro Rocha është zgjedhur president i ri i Federatës spanjolle të futbollit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Federata, në një komunikatë zyrtare në platformën “X”.

“Pedro Rocha është shpallur sot presidenti i ri i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll, pasi ka marrë mbështetjen e shumicës së asambleistëve të këtij institucioni që drejton futbollin spanjoll”, thuhet në komunikatë.

Kështu ka rënë dakord komisioni zgjedhor në mbledhjen e mëngjesit të sotëm, në bazë të kalendarit që është përcaktuar për këtë procedurë. /Zëri