Shkëlqeu me dy gola dhe një penallti të fituar, Elbasan Rashani në formacionin e javës në Ligue 1

Shkëlqeu me dy gola dhe një penallti të fituar, Elbasan Rashani në formacionin e javës në Ligue 1

Sport April 29, 2024 - 14:28

Elbasan Rashani ka qenë i jashtëzakonshëm të dielën në mesditë, ku Clermonti morri një fitore të madhe 4-1 ndaj Racing Strasbourgut.

Sulmuesi nga Kosova ishte më meritori për këtë fitore, pasi dha kontribut të madh duke realizuar dy gola.

Përveç dy golave të fundit, Rashani fitoi edhe një penallti në suksesin e Clermontin në kuadër të xhiros së 31-të në elitën e futbollit francez Ligue 1.

Paraqitja e yllit dardan u vlerësua nga SofaScore e cila e vlerësoi me notë 9,5.

Reprezentuesi kosovar ka zënë vend edhe në formacionin më të mirë të xhiros së 31-të në Ligue 1, ku është përkrah emrave të mëdhenj si Achraf Hakimi, Dante, Pierre-Emerick Aubameyang apo Alexander Lacazette. /Telegrafi

Image