Punë e kryer, Arne Slot do ta zëvendësojë Kloppin te Liverpooli

Punë e kryer, Arne Slot do ta zëvendësojë Kloppin te Liverpooli

Sport April 29, 2024 - 17:31

Arne Slot do të marrë drejtimin e Liverpoolit, duke e zëvendësir Jurgen Kloppin, pasi të largohet në fund të sezonit.

Kështë ka bërë të ditur gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, Liverpooli dhe Feyenoordi kanë nënshkruar të gjitha dokumentet për transferimin e afërt të Arne Slot si trajner i ri.

Romano shton se do të duhet ende pak kohë për deklaratën zyrtare të klubit, e planifikuar mes klubeve për këtë javë. /Zëri