“Kjo është diferenca”, Nathan Ake tregon avantazhin që ka Man City ndaj Arsenalit në luftën për titull

“Kjo është diferenca”, Nathan Ake tregon avantazhin që ka Man City ndaj Arsenalit në luftën për titull

Sport April 29, 2024 - 18:50

Nathan Ake beson se Manchester City është në kontroll të fatit të tyre, ndryshe nga sezoni i kaluar kur ata duhet të prisnin që Arsenali të gabojë, për të fituar Ligën Premier.

“Për mua nuk ka rëndësi me të vërtetë. Është në duart tona tani kështu që nuk varemi se çfarë bëjnë ata”.

“Kjo është diferenca nga viti i kaluar, ne vareshim nga ajo se çfarë bënin ata. Këtë sezon është në duart tona”.

“Ne e dimë se nëse fitojmë katër ndeshjet e ardhshme do të shpallemi kampionë. Gjëja e vetme që duhet të bëjmë është të fokusohemi tek ndeshja e radhës”, ka thënë Ake.

“Natyrisht, do të ishte mirë nëse ata lëshojnë disa pikë. Ne jemi të fokusuar tek vetja jonë dhe është në duart tona”.

“Ka të bëjë me atë se çfarë do bëjmë ne tani. Për momentin po shkon mirë, por ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë në fund, të fitojmë katër ndeshjet dhe të shpallemi kampionë”.

Manchester City mbetet një pikë mbrapa Arsenalit në garën për titull, por që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar./Telegrafi/