Lewandowski mund të largohet nga Barcelona këtë verë

Lewandowski mund të largohet nga Barcelona këtë verë

Sport April 30, 2024 - 18:13

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski mund të shitet këtë verë, me Blaugranët që duhet të lëvizin lojtarët për të mbledhur fonde.

Pritet të jetë një verë e ngarkuar në Katalonjë, nëse Barçës do t’i duhet të bëjë një pastrim të konsiderueshëm për të balancuar financat. 

Dhe Lewandowski është ndër ata që mund të lëvizë, me zyrtarë të lartë të klubit që mbrojnë shitjen e tij, sipas “The Athletic”.

Lewandowski u transferua nga Bayern Munichu te Barcelona në vitin 2022.

Blaugranët shpenzuan 50 milionë euro për shërbimet e tij. Pasi fitoi çmimin “Pichichi” në sezonin e tij të parë për Barçën, forma e tij ka rënë. 

Ai aktualisht është i lidhur për vendin e tretë për këpucën e artë të Spanjës dhe shpresat e Blaugranave për të mbrojtur kurorën e La Ligës janë shuara pothuajse.

Sulmuesi polak e ka bërë të qartë se nuk ka në plan të largohet nga klubi pas sezonit: “Të largohem nga Barça këtë verë nuk është definitivisht e mundur, nuk është një temë. Unë ndihem mirë fizikisht. Kështu është edhe për të paktën dy vjet të tjera. Kur nuk jam më fizikisht në një nivel të lartë, do të filloja të mendoja”.

Sulmuesi këmbëngul se ai do të vazhdojë të luajë në Katalonjë në gusht - por vendimi mund të jetë jashtë duarve të tij. /Zëri