Pas fitores ndaj Dukagjinit, Daja: Pozitiv është fakti se jemi në vendin e parë, gara është në dorën tonë
Foto: Laura Hasani

Pas fitores ndaj Dukagjinit, Daja: Pozitiv është fakti se jemi në vendin e parë, gara është në dorën tonë

Sport May 05, 2024 - 17:55

Ballkani regjistroi sot fitore ndaj Dukagjinit, për të vazhduar kryesimin në tabelë dhe garën për titullin e kampionit.

Kampioni në fuqi triumfoi si vendas me rezultatin 3:0. Ndeshja i takoi javës së 32-të në Superligën e Kosovës.

Ilir Daja vlerësoi se epërsia e hershme prej dy golave ua lehtësoi atyre punët sot.

“Do të thosha se ishte fillim i mirë, sepse në 25 minutat e para kishim dy gola avantazh. Në pjesën e dytë pastaj edhe Dukagjini kishte situatat e veta. Pozitiv është fakti se jemi në vendin e parë. Vetëm një javë e humbëm këtë vend. Lojtarët që janë aktivizuar sot do na shërbejnë për katër ndeshjet e fundit. Duke e pasur kontingjentin e plotë të lojtarëve, gara është në dorën tonë”, tha fillimisht pas ndeshjes trajneri i therandasve për “ArtMotion”.

“Të gjithë lojtarët që u aktivizuan sot, përveç Karricës që ka më pak minutazhë, gjithë të tjerët kanë qenë edhe titullar. Ne kërkonim që sot të ishim me përqendrim maksimal sepse po e humbëm përqendrimin, nuk ka kohë për rikuperim”, deklaroi mes tjerash Daja.