Publikohet orari i ndeshjeve finale të “Play-offit” mes Trepçës dhe Yllit

Publikohet orari i ndeshjeve finale të “Play-offit” mes Trepçës dhe Yllit

Sport May 07, 2024 - 17:28

Të enjten zyrtarisht fillon ‘beteja’ mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit për titullin kampion. 

Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione. Ndeshja e parë zhvillohet në Mitrovicë, derisa mund të zhvillohen deri në pesë sfida. 

Mitrovicasit përfunduan edicionin e rregullt në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, kurse therandasit në vendin e tretë me 19 fitore e nëntë humbje. Nga tri humbjet ‘Xehetarët’, dy kanë ardhur nga therandasit në garat e rregullta. 

Këto dy skuadra ishin takuar në finale të Ligës Unike, që përfundoi me fitoren e mitrovicasve në një sfidë dramatike 66:67.

Trepça ka fituar Kupën dhe Superkupën dhe është në kërkim të trofeut të katërt për këtë edicion. 

Në anën tjetër, therandasit duan ta rikthejnë titullin në qytetin e tyre dhe ta fitojnë atë për herë të tretë në histori. /Zëri

Orari i Finaleve
9 Maj
19:00 Trepça - Golden Eagle Ylli
12 Maj 
19:00 Golden Eagle Ylli - Trepça
16 Maj
19:00 Trepça - Golden Eagle Ylli 
19 Maj
19:00 Golden Eagle Ylli - Trepça (e mundshme)
23 Maj
19:00 Trepça - Golden Eagle Ylli (e mundshme).