Dortmundi mposht PSG-në në Francë dhe kalon në finale të Ligës së Kampionëve

Dortmundi mposht PSG-në në Francë dhe kalon në finale të Ligës së Kampionëve

Sport May 07, 2024 - 22:52

Dortmundi ka arritur të kalojë në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi ka mposhtur Paris Saint - Germainin në Francë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Parc des Princes” përfundoi me rezultat 1-0.

Golin e shënoi Hummels në minutën e 50-të.

Dortmundi arrin të kalojë në finalen e Championsit me rezultat të përgjithshëm 2-0.

Kësisoj, Dortmundi do të përballet me fituesin e ndeshjes Real Madrid - Bayern Munich, që zhvillohet nesër  në orën 21:00. /Zëri