Fortesa Orana garon për medaljen e bronztë të Evropës

Fortesa Orana garon për medaljen e bronztë të Evropës

Sport May 08, 2024 - 17:10

Fortesa Orana do të luftojë për medaljen e bronztë të Evropës.

Karateistja jonë, Fortesa Orana, është një fitore larg medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë, që po mbahet në Zarë të Kroacisë.

Orana shënoi tri fitore në kategorinë +68 kg, ndërsa u ndalë në gjysmëfinale.

Lufta për medaljen e bronztë zhvillohet të premten.