Marco Reus mund të transferohet në MLS

Marco Reus mund të transferohet në MLS

Sport May 08, 2024 - 19:27

Marco Reus e ka zemrën të vendosur për një lëvizje në Shtetet e Bashkuara pasi ai largohet nga Borussia Dortmund këtë sezon, ka pohuar ish-ylli i Arsenalit, Samir Nasri.

Dortmundi së fundmi konfirmoi se legjenda e klubit Reusi do të largohet nga klubi kur t’i skadojë kontrata në fund të sezonit. Reprezentuesi gjerman ende nuk ka bërë të ditur se ku qëndron e ardhmja e tij, por ish-lojtari i Francës dhe Manchester Cityt, Nasri, pretendon se e di se ku do të përfundojë Reusi.

Nasri tha për “Canal+”: “Kam biseduar me Marco Reus. Ai tha se e do shumë futbollin për ta lënë tani dhe do të shkojë në MLS sezonin e ardhshëm”.

Reusi ka kaluar 12 vjet në Dortmund dhe ka fituar dy tituj të DFB-Pokal me klubin. Ai gjithashtu i ka ndihmuar ata në finalen e Ligës së Kampionëve këtë sezon pasi mposhtën Paris Saint-Germainin 2-0 në total në gjysmëfinale. /Zëri