Real Madridi mposht Bayern Munichun dhe kalon në finale të Ligës së Kampionëve
Sport
May 08, 2024 - 23:02
Real Madridi ka arritur të mposht Bayern Munichun me përmbysje dhe ka siguruar kalimin në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultat 2-1.
Fillimisht kaloi në epërsi Bayern Munichu përmes Daviesit në minutën e 68-të, kurse barazimi erdhi nga Joselu 88-të.
Reali nuk u dorëzua ku arriti ta përmbys rezultatin për 2-1 ku sërish shënoi Joselu 90+2’.
Kësisoj, Real Madridi arrin të fitojë me rezultat të përgjithshëm 4-3 dhe në finale do të përballet me Dortmundin, i cili mbrëmë e mposhti PSG-në. /Zëri