Xhudistja Laurine Gashi fiton medaljen e artë në Kupën Evropiane për Junior
Foto: Arkiv

Xhudistja Laurine Gashi fiton medaljen e artë në Kupën Evropiane për Junior

Sport August 03, 2025 - 16:23

Xhudistja e re nga Kosova, Laurine Gashi, ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane për Junior që është mbajtur në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Gashi, që ka qenë e lirë në xhiron e parë, në xhiron e dytë e ka mposhtur greken Effrosyni Symeonidou. Në gjysmëfinale, kosovarja e ka mposhtur Sara Osmanin.

Në finale Gashi është ndeshur me turken Sura Nil Karasu, ndaj të cilës ka triumfuar, duke e siguruar kështu vendin e parë dhe medaljen e artë./rtk

\