
Chelsea po përpiqet t’i shesë katër lojtarë te Borussia Dortmund
Sport
August 06, 2025 - 15:44
Chelsea po vazhdon largimin e lojtarëve gjatë verës, me Borussia Dortmundin, që tani është në bisedime për të nënshkruar me katër lojtarë të tjerë nga klubi.
Sipas mediumit Goal, pasi ka gjeneruar rreth 120 milionë funte (137 milionë euro) nga shitjet, Chelsea është afër finalizimit të transferimeve tjera.
Blutë janë gati të kompletojnë transferimin e përhershëm të Carney Chukwuemeka te Dortmund për afërsisht 22 milionë funte (25 milionë euro), pas periudhës së tij të huazimit në Gjermani sezonin e kaluar.