Kosova U19 shënon fitoren e dytë rresht në Botëror

Kosova U19 shënon fitoren e dytë rresht në Botëror

Sport August 11, 2025 - 17:56

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka shënuar të hënën fitoren e dytë rresht në Kampionatin Botëror që po mbahet në Egjipt.

Në ndeshjen e parë të fazës së dytë grupore, Kosova ka triumfuar bindshëm ndaj Kuvajtit me rezultat 36:23.

Që nga minuta e parë, kosovarët kanë dominuar plotësisht, duke mbajtur një epërsi të pakontestueshme deri në fund.

Portieri Olt Kabashi është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes pas nëntë pritjeve vendimtare, ndërsa Olsi Mulaj ka shkëlqyer me plot trembëdhjetë gola.

Amar Muqolli dhe Suad Pajaziti kanë shtuar nga pesë gola secili, ndërsa Drijon Istrefi e Arbian Thaqi kanë realizuar nga tre.

Tash të martën Kosova do të përballet me Portugalinë./rtk

\