
Zyrtare: Christopher Mamengi, lojtar i ri i Prishtinës
FC Prishtina ka arritur marrëveshje me mbrojtësin holandez Christopher Mamengi, i cili sipas tyre vjen për të forcuar repartin e mbrojtjes me përvojën dhe cilësitë e tij.
Mamengi, 24-vjeçar, është produkt i akademisë së FC Utrecht, ku kaloi një periudhë të rëndësishme zhvillimi dhe bëri paraqitjet e para si profesionist me Jong Utrecht në Eerste Divisie (liga e dytë në Holandë).
Në vitin 2023, ai iu bashkua Almere City, ekip i Eredivisie-s, ku grumbulloi përvojë të vlefshme në një kampionat shumë konkurrues. Me Almere City, Mamengi u shqua si një mbrojtës i qetë me topin, i aftë në ndërtimin e lojës dhe i disiplinuar në aspektin mbrojtës.
Po ashtu, ai ka përfaqësuar Holandën , në grupmoshat e reja U15, U16, U17 dhe U19. Me kombëtaren holandeze, U17 kishte arritur ta fitoj vendin e parë në kampionatin evropian.
“Jam i gatshëm për ti arritur objektivat të cilat i ka klubit më të madh në Kosovë. Me padurim pres të ftuem në fushë dhe ta jap maksimumin për tifozët e zjarrtë të klubit Plisat. Shihemi të dielën”, ka thwnw Mamengi për faqen zyrtare të klubit.