
Liverpooli e ka gati alternativën e Alexander Isak – ai kushton 130 milionë euro
Liverpool është tërësisht i vendosur për të nënshkruar me Alexander Isak, por një alternativë prej 130 milionë eurosh mund të jetë e disponueshme dhe të zgjojë interesin e “Të Kuqve”.
Liverpool ka shpenzuar mbi 300 milionë euro këtë verë, por vazhdon të jetë i vendosur për të transferuar sulmuesin e Neëcastle United, Isak, i cili kërkon largimin dhe vazhdon të stërvitet i vetëm.
“Të Kuqtë” kanë pasur një ofertë prej 110 milionë eurosh të refuzuar nga Neëcastle, e cila është e vendosur të mos e shesë lojtarin, pavarësisht dëshirës së tij për t’u larguar këtë verë.
Isak më në fund ka thyer heshtjen dhe ka akuzuar klubin për “premtime të thyera”, por Neëcastle ka reaguar duke deklaruar se “kanë qenë të qartë që kushtet për një shitje këtë verë nuk janë përmbushur”.
Trajneri Eddie Howe beson se kjo çështje është “në prag përfundimi” dhe ende shpreson që Isak të rikthehet në skuadër.
Ndërkohë, në Spanjë, Defensa Central ka raportuar mbi situatën e yllit të Real Madridit, Vinicius, kontrata e të cilit zgjat deri në vitin 2027.
Bisedimet për rinovimin janë pezulluar, me Realin që po shqyrton të gjitha opsionet, përfshirë edhe mundësinë e shitjes së brazilianit në vitin 2026 nëse nuk arrihet një marrëveshje.
Edhe pse kjo nuk është zgjidhja e preferuar për klubin, raportohet se Real Madrid do ta konsideronte shitjen e tij verën e ardhshme për një shumë prej 130 milionë eurosh.
Raporti gjithashtu thekson se drejtuesit e “Los Blancos” besojnë se Vinicius synon të ndjekë shembullin e Kylian Mbappe, duke hyrë në vitin 2027 si lojtar i lirë, për të pasur më shumë kontroll mbi të ardhmen e tij. /telegrafi