
Pochettino rikthehet në kohë: Sa ishte te PSG-ja, sytë e Mbappes shkëlqenin për Real Madridin
Ish-trajneri i PSG-së, Pochettino, është rikthyer në kohë dhe ka folur për periudhën kur Mbappe kërkohej nga Real Madridi.
Tekniku argjentinas e stërviti francezin te PSG-ja kur kishte thashetheme për bashkimin e tij me Real Madridin.
Tani, trajneri ka folur në “El Cafelito” ka shpjeguar se si ai dhe Mbappe i përjetuan thashethemet se ai do të bashkohej me Real Madridin në vitin 2021. Megjithatë, lojtari jo vetëm që nuk u largua për në Real Madrid, por përfundoi duke rinovuar kontratën e tij me klubin parizien.
Pochettino shpjegoi se atë verë të vitit 2021, kur Real Madridi ofroi 200 milionë euro për Mbappen, “ishte një kohë e vështirë për Kylian sepse si fëmijë ai gjithmonë ëndërronte të luante për Real Madridin. E dija këtë sepse marrëdhënia ime me Kylian është shumë e mirë. Për mua, ai është gjithashtu një fëmijë i shkëlqyer. Të ndiqje ëndrrën tënde ishte si të thyeje një premtim ose një fjalë”, tha argjentinasi.
Pochettino vazhdoi të shpjegonte se “nuk ishte e lehtë, në atë kohë nuk ishte e lehtë. Nuk mund të shkoja kundër interesave të mia, isha trajner i PSG-së, por në të njëjtën kohë, sheh një fëmijë sytë e të cilit shkëlqejnë për një klub tjetër. Kjo është gjithmonë shumë e vështirë. Gjithmonë kam pasur të njëjtin mesazh me të dhe isha besnik ndaj klubit tim dhe vlerave të mia. Në fund, ai qëndroi në Paris për kohën që isha atje dhe pastaj e përmbushi ëndrrën e tij”.
Lidhur me sulmuesin francez, Pochettino shpjegoi se: “Mbappe është një udhëheqës, një lloj udhëheqësi i ndryshëm nga Neymari, Sergio Ramos ose Messi. Secili prej tyre ka karakteristikat e veta të lidershipit”. /Zëri