Kritikat ndaj kombëtares, Çitaku: Sikur ta kishim të njejtin mllef edhe për rritjen e çmimit të energjisë
Foto: Laura Hasani

Kritikat ndaj kombëtares, Çitaku: Sikur ta kishim të njejtin mllef edhe për rritjen e çmimit të energjisë

Sport September 06, 2025 - 11:25

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar humbjen e Kosovës nga Zvicra në futboll.

Çitaku nuk është pajtuar me kritikat e shumta ndaj kombëtares së Kosovës pas humbjes së mbrëmshme.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Kosova është dashni deri në dhimbje.

“Kosova është dashni deri në dhimbje. Nuk ka fjalë tjera që e përshkruajnë më mirë. P.S. Na dhemb humbja me Zvicrën. E kuptoj edhe zemërimin ndaj kombëtares. Por sikur ta kishim të njejtin mllef edhe për rritjen e çmimit të energjisë, kaosin me librat shkollorë, mungesën e barnave esenciale… ndoshta sot do t’i kishim punët më mirë”, ka shkruar Çitaku.