Medaljet nga Taranto dhe synimi për “Prishtina 2030”, Kurti: Mbi këtë rezultat ta forcojmë gjithë sportin
Foto: ZKM

Medaljet nga Taranto dhe synimi për “Prishtina 2030”, Kurti: Mbi këtë rezultat ta forcojmë gjithë sportin

Sport September 08, 2026 - 08:38

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ekipin e xhudistëve që fituan medalje në lojërat mesdhetare "Taranto 2026".

Image

"Diskutuam rezultatet dhe analizat e para nga Lojërat Mesdhetare, çfarë duhet të mësojmë prej tyre dhe hapat që duhet t’i ndërmarrim në katër vitet që na ndajnë nga 'Prishtina 2030'", tha Kurti.

Image

Kurti tha se "Xhudoja na ka treguar se çfarë mund të arrijë Kosova kur talenti shoqërohet me punë afatgjatë, profesionalizëm dhe standarde të larta".

"Urime edhe një herë sportistëve, kryemjeshtrit Driton Kuka, trajnerëve Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku dhe gjithë ekipit të xhudos", tha kryeministri Kurti.

Image

Image

Nga Taranto, Laura Fazliu u kthye me medalje të argjendtë, ndërsa Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpati Zekaj me medalje të bronzta.

Image