Zërat
 Nga Josh Lederman dhe Eric Tucker

Nga
Josh
Lederman
dhe
Eric
Tucker

SHBA, qorrsokaku i Turqisë për çështjen e ekstradimit të klerikun mysliman

Zërat August 31, 2016 - 20:53

UASHINGTON (AP) - Turqia thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ligjërisht gati për të ekstraduar menjëherë Fethullah Gylenin, klerikun mysliman, i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilin ajo e akuzon për komplotin për të rrëzuar qeverinë e Turqisë.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës thotë se një gjë e tillë është e pamundur, deri në momentin kur Turqia të mund të bindë një gjykatë të SHBA-ve se akuzat e saj ndaj Gylenit janë legjitime.

Çdo zgjidhje tashmë të çon në botën e errët të ekstradimit, ku sistemi i drejtësisë penale i Shteteve të Bashkuara të Amerikës përkon me diplomacinë dhe të drejtën ndërkombëtare.

Në pamundësi për të rënë dakord për procesin, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara po “grinden” për Gylenin, i cili mohon kategorikisht përfshirjen e tij në tentativën e dështuar të grushtit të shtetit të 15 korrikut. Kjo çështje është shndërruar në çështje të bezdishme ndërmjet dy partnerëve strategjikë, ndërsa ata kanë pajtuar qasjet e tyre për të luftuar grupin e Shtetit Islamik përgjatë kufirit të Turqisë me Sirinë.

Gjatë vizitës së Zëvendëspresidentit, Joe Biden në Ankara këtë javë, mosmarrëveshjet për çështjen në fjalë u interpretuan në një mënyrë jashtëzakonisht të mprehtë dhe të hapur. Të dy, kryeministri turk dhe presidenti, në mënyrë të përsëritur e bezdisën publikisht Biden duke u shprehur se SHBA-të po strehonin një terrorist, ndërsa Biden u përpoq që njëkohësisht të tregonte simpati si dhe të mbronte traditën e shtetit ligjor të SHBA-së.

“Nuk është kuptuar se mekanizmat e sistemit të dejtësisë lëvizin në mënyrë të kujdesshme dhe të panxituar”, u shpreh Biden.

Një vështrim mbi çështjen Gylen dhe si funksionon ekstradimi:

Pse e kërkon Turqia ekstradimin e Gylenit?

A ka siguruar Turqia prova konkrete që provojnë që Gylen duhet të ekstradohet?

Turqia ka paraqitur zyrtarisht kërkesën e saj për ekstradim e Gylen, por zyrtarët të lartë të administratës Obama thonë se këto kërkesa janë të bazuara në pretendime për shkelje të ligjit që para tentativës së grushtit të shtetit. Ministri i Drejtësisë i Turqisë thotë se prova të tjera që kanë të bëjnë në mënyrë specifike me rastin e grushtit të shtetit të dështuar, do të paraqiten javën e ardhshme.

___

Por, cila janë procedurat e ekstradimit?

Vendet e huaja që kërkojnë për të ndjekur penalisht individë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të paraqesin një kërkesë zyrtare pranë qeverisë së SHBA-ve, kërkesë kjo e shoqëruar dhe me prova konkrete. Kërkesat janë të përcaktuara në një traktat të vitit 1979, të nënshkruar ndërmejt SHBA-ve dhe Turqisë, traktat i cili lejon ekstradimin për krime të njohura nga të dy vendet.

Të dy institucionet, si Departamenti i Shtetit, ashtu dhe Departamenti i Drejtësisë janë të përfshirë në procesin e shqyrtimit të kërkesëave. Manuali i përfaqësuesve ligjorë i SHBA-ve thotë se pasi Departamenti i Shtetit njihet me kërkesat, ia përcjell atë Departamentit të Drejtësisë, i cili bën vlerësimin e kërkesës. Kërkesat që janë konform ligjit, i përcillen gjykatës së distriktit ku banon personi në fjalë dhe më pas ai ose ajo ndalohet me vendim të gjykatës dhe sillet para gjyqtarit.

I gjithë procesi zakonisht zhvillohet në fshehtësi dhe kjo bëhet për të shmangur ndërhyrjet e subjekteve që paraqesin kërkesën për ekstradimin e tyre. Duke deklaruar publikisht synimin e tyre për të ekstraduar Gylen, Turqia më shumë po “bën një lojë të opinionit publik”, se sa po ndjek një protokoll strikt ligjor, thotë ish-këshilltari ligjor i Departamentit të Shtetit, Ashley Deeks, i cili është professor i ligjeve të sigurisë kombëtare në Universitetin e Virxhinias.

___

Si do të veprojnë SHBA-të nëse kërkesa e Turqisë vazhdon?

Kjo është pikërisht dhe një nga pikat e mosmarrëveshjeve ndërmjet SHBA-ve dhe Turqisë.

Traktati nuk përcakton qartë në detaje se sa liri kanë SHBA-të për të vlerësuar sa të qenësishme janë pretendimet, përpara se kërkesën në fjalë t’ia përcjellë një gjykate. Pra, Turqia, ka paraqitur një kërkesë, dhe thotë se Gyleni duhet t'i dorëzohet menjëherë autoriteteve turke - ose “të paktën të ndalohet, arrestohet dhe të mbahet nën mbikëqyrje”, ndërsa procesi vazhdon, tha Erdogan të mërkurën.

Por, përveç traktatit, qeveria e SHBA-ve duhet të përmbushë dhe detyrimet kushtetuesë dhe detyrimet ligjore të brendshme. Kjo përfshin dhe garancitë që ndonjë urdhër arresti i lëshuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të jetë në përputhje kërkesat ligjore.

“Ata nuk do ta arrestojnë dhe ta hipin në avion dhe ta dërgojnë për në Stamboll. Kjo do të ishte çmenduri”, tha Douglas McNabb, një avokat me qendër në Houston, i specializuar në çështjet e ekstradimit. Ndërsa Andreë Levchuk, një ish avokat në Zyrën e Çështjeve Ndërkombëtare në Departamentin e Drejtësisë shton se: “Gjithçka varet nga ne se çfarë hapash do të ndërmarrim”.

___

Le të supozojmë se SHBA-të vendosin që kërkesa është e ligjshme. Çfarë ndodh më pas?

Gylen mund të sillet para një gjykatësi në Pensilvani. Nuk bëhet fjalë për gjykim.

Zyra e Prokurorit të SHBA-së nuk duhet të provojë që ai është fajtor, por vetëm nëse ka baza të mjaftueshme ligjore për ta ekstraduar në Turqi.

Nëse gjykatësi rekomandon ekstradimin, kërkesa shkon sërish në Departamentin e Shtetit. Atëherë avokatët Gylenit mund të paraqesin argumente të tjera kundër ekstradimit, siç janë pretendimet se ai mund të torturohet në qoftë se ekstradohet, ose arsye që lidhen me gjendjen shëndetësore të Gylenit, i cili tani është në të 70-tat dhe e ka të pamundur që të udhëtojë.

___

A ka ndonjë përjashtim në traktat?

Po, një përjashtim i madh.

Traktati thotë se ekstradimi mund të refuzohet nëse shkeljet ligjore konsiderohen të “karakterit politik ose shkelje ligjore të lidhura me një vepër të tillë”. Ankesat e stërzgjatura të Turqisë me Gylenin, mund të ushqejnë një argument të tillë, edhe pse traktati nuk thotë që ofendimi ndaj kreut të shtetit nuk mund të klasifikohet i “karakter politik”.

“I pandehuri në këtë rast do të bërtasë deri në kupë të qiellit që kërkesa është e motivuar politikisht”, parashikon Frank Rubino, një avokat që mbron individët të cilët përballen me kërkesat për ekstradim.

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK