Zërat

Besnik Hasi, person non-grata për FFK-në

Zërat November 24, 2023 - 09:21
Shkruan: Agim Kasapolli

Besnik Hasi një muaj ishte në pushime në Kosovë askush nga federata nuk e pa të arsyeshme ta kontaktoj dhe të bisedoj me te! Në asnjë emision sportiv nuk u pa dhe degjua, ndërsa "analistët sportiv" çdo të diele po defilojnë prej imamëve deri të fajdegjinjët. Nga një mik i Besnikut kuptova se emri i tij me urdhër të Agim Ademit është rreptësishtë i ndaluar të përmendet në FFK dhe në mediat ku zagarët e tij lehin me pagesa të federatës! arsyeja: më urdhër të Armando Dukës i cili ,Agim Ademin e "këshillon" dhe faktikisht në "hije" ai është personi që dirigjon për shumë gjëra në vendime të randësishme në i FFK-së.

Mos harroni ky është ai Armando Duka kryetari i FSHF-së cili në fillim të pluralizmit nga yjet e futbollit kosovar të cilët shprehen vullnet ti mbrojnë ngjyrat e kombëtares , kërkonin para nëse dëshiroj ta bartin fanellën kuq e zi! Ketë botërisht ne media e deklaruan prindërit e Xhakës, Shaqirit, Behramit dhe shumë të tjerë. Po Besnik Hasi ç ‘punë i doli me kryemizevirat e dy federatave? Para se të angazhohet Debiasi selektor i kombëtares shqiptare ,Armando Duka bisedën që e zhvilloj në Paris, Besnik Hasit i Ofroj Postin e selektorit ,mirëpo në atë periudhë Hasi kishte kontratë me Anderlehtin dhe si profesionist i vërtet nuk pranoj të braktis punën në gjysmë të rrugës dhe e refuzoj ofertën.

Këtë nuk e harroj kur Armando Duka i cili në atë kohë pati afera dhe skandale, dëshironte që me angazhimin e Hasit i cili në ekipin Anderleht shndritë si trajner dhe gëzonte popullaritet shumë të madh edhe në Shqipëri dhe ma gjerë. Dukes i duhej Hasi i cili e shpërqendronte vëmendjen dhe ne ketë mënyrë llogaritet ti mbulonte pisllëqet të ngjashme me këto që po ndodhin tek ne në FFK. Urdhrat e Dukes , që emri i Besnik Hasi nuk guxon të lakohet në asnjë mënyrë për emërimin eventual të çfarëdo posti në federata, të pinjolli i vetë Agim Ademi zbatohen me përpikëri dhe Besnik Hasi de fakto është persona non-grata për futbollin në Shqipëri dhe Kosovë

Po kush është Besnik Hasi në futbollin mbarë shqiptar dhe Evropjan?

Karriera e tijë si futbollist dhe trajner eshte e gjatë dhe si errallkujt kujt e begatshme dhe me suksese shumë të mëdha.

Karrierën si futbollist e filloj në vendlindje luajti për Vallëzimin e Gjakovës, vazhdoj të Dinamon e Zagrebit, u kthye të Prishtinë kaloi të, Samobori Kroaci, vazhdoi të KRC Genk-Belgjik,pastaj luajti për TSV Mynchen1860-Gjermani, pas dy kampionateve përsëri luan per Genk, për të kaluar në ekipin e Anderlecht, vazhdon karrierën të Lokereni dhe se fundit e mbyll rrugëtimin e gjatë si futbollist aktiv të ekipi elitar Brugge. Pra luajti në 10 ekipe shumica të ligave superiore. Si lojtar suksesin ma të madh e ka shënuar me Genk duke fituar titullin e kampionit dhe kupën. Titullin si lojtar e fitoj edhe me Anderlehtin. Futbolli Belg në vitin kur Hasi e fitoj titullin me Anderlehtin në ranglistën e UEFA ishte në pozitën e dytë.V irtyti ma i madh i këtij biri Kosovar ishte dhe ngel modestia. Pas gjitha këtyre sukseseve asnjëherë nuk harroj ti përgjigjet ftesave për ti kontribuar kombit shqiptar.

Së bashku me Arjan Beqaj portier janë kosovaret e parë që i mbrojtën ngjyrat e kombëtares së Shqipërisë. Besnik Hasi përkundër obligimeve të mëdha që i pat në ekipin e Anderlehtit erdhi pa hezitim ti kontribuoj edhe kombëtares së Kosovës në ndeshjen e parë ndërkombëtare miqësore e cila u zhvillua ,kundër Arabisë Saudite në Ankara të Turqisë ku Kosova fitoj me rezultat 1:0. Reagimi i Serbisë ishte i menjëhershëm sepse Kosova ishte ende e pa pranuar në UEFA dhe FIFA.

Besnik Hasi ishte në shënjestër të kritikave të UEFA-së, mirëpo kjo nuk e luhati vendosmërinë e tij për të dhanë kontributin për atdhe. Pas përfundimit të karrierës së gjatë dhe të pasur si lojtar, Hasi i kreu të gjitha kualifikimet elitare të zejes së trajnerit , dhe është i pajisur me licencë ndërkombëtare.

Karriera e tij si trajner

Suksesi i tij si trajner është ma i madhi që e ka arit ndonjëherë ndonjë shqiptar ne historinë e futbollit. Dy vite ishte trajner i ekipit të Anderlehtit ku një herë arritje të fitoj titullin e kampionit të Belgjikës, dhe u shpall trajner i vitit, dhe qytetar nderi i Brukselit, në shenj respekti ne ceremoninë madhështore disa fjali falemderimi i u shqiptuan në gjuhen amtare shqipe. Nga kryetari i kryeqytetit Belg. Ishte trajner i skuadres Legia Varshav, karjeren e vazhdoj në ekipin Grek-Olimpiakos dhe me këtë ekip në garat e liges së kampionëve i kaloj tri pengesa. Dhe në tri vitet e fundit ishte i angazhuar në Arabin Saudite ne ekipet Al Read dhe Al Ahli. Është 52 vjeçar me moshë të re për zanatin e trajnerit por me një eksperiencë të madhe për punën që e ushtron. Besoj se shumë nga ata që përmendin emra të skeletorëve të ri për kombëtaren e Kosovës nuk kan pas njohuri pa fajin e tyre për vëllain tonë Besnik Hasin i cili është mollë e ndaluar për matrapazët e FFK-së. Mirëpo prerazi mund të konstatoj se Hasi nuk pranon kurtën e kurrës të udhëheq kombëtaren me këta matrapazë sepse karriera e tij i përshtatet parimeve civilizuese perëndimore.

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK