Pacolli ‘godet’ Enver Hoxhajn: Ka pruar zero njohje

Zgjedhjet 2017 June 01, 2017 - 18:14

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli në hapjen e fushatës zgjedhore të koalicionit LDK-AKR-Alternativa në Prishtinë, ka thënë se ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, gjatë mandatit të tij ka pruar zero njohje për Kosovën, raporton “Zeri.info”.

“Njohjet do ti rrisim deri në 160, ministri i tanishmi që pretendon të jetë prapë ministër ka pruar zero njohje. Ato njohje që kanë ardhe kanë qenë nga unë nga mandati i kaluar. Në me në fund po e jetësojmë dëshirën e Presidentit të madhë të Kosovës Ibrahim Rugova”, ka thënë Pacolli./Zeri/