Veseli thotë se Vetëvendosje e njeh Kosovën veç sa për pushtet

Zgjedhjet 2017 June 01, 2017 - 18:12

Kadri Veseli, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, në një tubim në Malishevë, duke iu referuar Vetëvendosjes, pa e përmendur me emër, ka kërkuar nga qytetarët që të mos e votojnë një koncept politik që Kosovën e njeh veç sa për pushtet.

Ndërsa për koalicionin LDK-AKR ka shtuar se është një koncept që s’mund të udhëheqë me Kosovën pasi s’ka guxim të marrë vendime.

“A mund ta udhëheqë Kosovën një koncept stagunes? Një koncept që nuk guxon asnjëherë të merr vendim, apo një koncept që nuk e njeh shtetin e Kosovës, ose e një veç kur i duhet sikur tash që po duhet të futen në pushtet”, ka pohuar Veseli, njofton Klan Kosova.

“A mund të udhëheqë dikush që manipulon me flamurin tonë kombëtar? A mund ta udhëheqë ky koncept shtetin tonë? Mos lejoni që njerëz të tillë të kenë përkrahje”.