Haradinaj i premton Prizrenit: Po ju vjen partneri i vërtet, ai që njeh rrugën e lavdishme

Zgjedhjet 2017 June 01, 2017 - 19:36

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA Ramush Haradinaj i ka premtuar qytetit të Prizrenit se me të në krye të Qeverisë, do të punohet shumë për këtë qytet.

Duke kujtuar qeverisen e kaluar, Haradinaj ka shtuar se Prizrenit pas 11 qershorit po i vije një partner i ri që ia njeh rrugën e lavdishme.

Ai tha se Prizreni njihet për një tolerancë, për respekt të ndërsjellë, jo vetëm për atdhe e dashuri por për plot vlera civilizue që na bën të krenohemi kudo që ka shqiptarë

“Po ashtu është e ditur e pranume se Kosova nuk ka bo sa duhet për Prizrenin, këtu është veç historia, trashëgimia jonë kulturore e tashmja me të cilën mburremi. Shumëherë ju kam thënë miqve të mijë që m’i kanë hap dyert ju kam thënë se nuk dojmë më punuar larg e ndaras me këtë kam menduar se kur e ke një krahë sado e vështirë puna bëhet më e lehtë

Unë mendoj se Prizrenit po i vjen partneri i vërtet jo ai që e njeh Prizreni deri në ditën e zgjedhjeve por ai që ja di Prizrenit krejt rrugën e lavdishme deri sot” është shprehur para qytetarëve të Prizrenit.

Ai flet edhe për dallimin pas 11 qershorit duke thënë se është një qeveri me një përkrahje shumë të gjerë, e cila ka një përkrahje shumë të gjerë.

 “Janë tri parti parlamentare, është numër i madh i njerëzve që  e përkrah e shumica prej ktyne janë njerëzve janë të zot e besnik që e përkrahin këtë qeveri. Nuk do të ketë punë veç me të folne të nisne e të pakryne. Nuk mujmë pa rend dhe ligj e pa vendosur rregull, smujm pa siguri pa e ditë që brenda vendit jemi të sigurt, nuk mujmë pa një nisje e gjallëri ekonomike”, tha ai.