Abdixhiku thotë se vota për Vetëvendosjen është votë për PDK‘në(Video)

Zgjedhjet 2017 June 01, 2017 - 20:38

 

 

Ekonomisti Lumir Abdixhiku, në emisionin Komiteti ka analizuar garuesit në zgjedhjet e 11 qershorit, ku ai kandidon për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike në koalicionin e saj me AKR’në e Alternativen.

Abdixhiku ka thënë se ai vazhdon të mbajë qëndrimin e tij kritik ndaj Partisë Demokratike dhe bashkë me shumë emra të tjerë në listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa kundërshtojnë koalicionin me PDK’në.

Ndërsa, se kë e sheh Abdixhiku rival mes Vetëvendosjes e koalicionit PDK-AAK-Nisma, ai ka thënë se VV është jashtë garës për vendin e parë.

Sipas Abdixhikut çdo votë për Vetëvendosjen është votë që shkon në favor të koalicionit PAN.