Lufta për karrige në mitingun e PDK-së në Gjakovë

Zgjedhjet 2017 June 02, 2017 - 00:13

Një gjest i pahijshëm ka ndodhur në një tubim të Partisë Demokratike të Kosovës.

Hajdar Beqaj e Nasim Haradinaj janë ngatërruar për ulësen më afër liderit të partisë.

Në video mund të shihni se si Beqaj i ulet në prehër Haradinajt në ulësen në rend të parë, derisa ky i fundit ta lëshojë.

Afër tyre shihet edhe ish-gazetarja Arbana Xharra, e cila duket se karrigen e ka të sigurt tashmë dhe nuk ia cenon askush.