Çfarë u thotë Mustafa atyre që Avdullah Hotin e quajnë jokarizmatik? (VIDEO)

Zgjedhjet 2017 June 03, 2017 - 22:13

Isa Mustafa nuk hyn në palestrën “Minatori” në Mitrovicë vetëm me partiakët e tij.

Ai e bën këtë tek atëherë kur i vijnë partnerët e koalicionit.

Më vonë, gjatë tubimit me simpatizantë, u tha se në krejt këtë bashkim, ka një mesazh – kështu të bashkuar do ta mposhtin PDK-në, sikur e fituan katër vjet më parë, kur në balotazhin për zgjedhjet lokale, LDK e AKR e bënë Agim Bahtirin kryetar të Mitrovicës.

Dhe në këtë grumbull liderësh të partive e nismave politike, dikush, për dikë, është më i veçanti, njofton Klan Kosova.

E kur fjalën e mori Behgjet Pacolli, Labinot  Tahiri u kujdes të ketë më shumë brohoritje për të.

Kryetari i LDK-së preferoi të flasë për të nominuarin e tij kryeministër derisa u dha përgjigje të gjithë atyre që po ia quajnë Avdullah Hotin si kandidat jokarizmatik.