Pacolli: AKR-ja ndau partitë në dy blloqe të mëdha

Zgjedhjet 2017 June 04, 2017 - 21:24

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka deklaruar se partia që ai udhëheq është shkaktare që në zgjedhjet e 11 qershorit, partitë politike në Kosovë janë ndarë dy blloqe të mëdha politike.

Sipas tij këtë ide e kishte edhe me herët, pasi që do të donte që Kosova të jetë sikur vendet evropiane, sa përket ndarjeve të partive politike.

Asi ka thënë se AKR-ja është mbi pragun zgjedhor që është pesë për qind.

Pacolli në një intervistë në kuadër të programit zgjedhor të RTK-së, është shprehur se koalicioni parazgjedhor me LDK-në dhe partitë e tjera, është mangësi për ta, pasi që nëse do të merrnin pjesë vetëm në zgjedhje si AKR, do të ishte më lehtë që deputetët nga kjo parti të zgjidheshin deputet në Kuvendin Kosovës.

“Tani duhet për tu zgjedhur deputet do të duhet që deputet tanë të marrin dyfishin e numrin të votave. Ne jemi duke punuar, lista e AKR-së është një listë dinjitoze dhe fantastike të kandidatëve”, ka theksuar Pacollli.