Ramiz Kelmendi i kërkon debat televiziv Shpend Ahmet
Zgjedhjet 2017
June 06, 2017 - 20:12
Kërkesës së kryetarit të Prishtinës dhe kandidatit të Vetëvendosjes për deputet, Shpend Ahmetit, për një debat televiziv me Avdullah Hotin i është përgjigjur zëvendëskryeministri në detyrë dhe kandidati i LDK-së për deputet, Ramiz Kelmendi.
Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, i është përgjigjur Ahmetit duke i thënë se është i gatshëm për një debat mes tyre.
Postimi i plotë i Kelmendit:
“Miq të nderuar Kryetari në shkuarje i Prishtinës Shpend Ahmeti po kërkon debat me kryeministrin e ardhshëm z. Avdullah Hoti.
Jam shumë i gatshëm që një kërkesë të tillë t’ja kthejë Shpendit me kërkesë për debat mes nesh. Ramiz Kelmendi”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.