Hoxhaj në Prishtinë: Kryeqyteti do ta ketë Fillimin e Ri nën udhëheqjen e PDK-së

Zgjedhjet 2017 June 06, 2017 - 20:38

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka qëndruar në një tubim me qytetarë dhe përkrahës të PDK-së, në Prishtinë. Hoxhaj e ka cilësuar PDK-në si parti të ndryshimit, duke thënë se PDK ka dëshmuar se është parti e ndryshimit pikërisht me programin për Fillimin e Ri.

Hoxhaj ka deklaruar se këtë Fillim të Ri do ta ketë edhe Prishtina nën udhëheqjen e PDK-së, duke thënë se PDK do të shënojë fitore edhe në zgjedhjet locale në Prishtinë.

“Pritje e përzemërt në Prishtinë, ku takuam shumë qytetarë përkrahës të PDK-së, së bashku me miqtë Xhavit Haliti, Memli Krasniqi dhe Lirak Çelaj. PDK ka qenë përherë parti e ndryshimeve dhe këtë po e dëshmon edhe tani me Fillimin e Ri, dhe këtë Fillim të Ri do ta ketë edhe Prishtina nën udhëheqjen e PDK-së. #FillimiRi12 #VotoEnverHoxhaj5”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.