O’Connel: E çuditshme, të dënuarit në listë për deputetë! (VIDEO)

Zgjedhjet 2017 June 06, 2017 - 20:59

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connel, gjatë intervistës për gazetën “Zëri” ka thënë se disa prej kandidatëve për deputetë, siç ka thënë ai, jo pak prej tyre, kanë problem me Ligjin, me ç’rast ka disa të denuar për krime të rënda. 

“ Për mua si britanez kjo do të ishte shumë e çuditshme në Britani, nëse dikush që ka qenë në burg konkurron dhe kjo do të ishte befasi për ne. Ka disa që kanë aktakuza. Në Britani ka qenë një kandidat që ka pasur aktakuzë për një krim dhe partia e tij e ka hequr prej listës së kandidatëve në qytetin ku ka qenë deputet”, shprehet ai.

Ambasadori poashtu ka shtuar se nuk është gjë e mirë kur një figurë politike mbetet me një aktakuzë për një vit e gjysmë, duke mos pasur gjykim përfundimtar. “Kjo në një farë mënyre pengon demokracinë. Qytetarët vet dijnë kush ka lidhje me korrupsion, me aferë korruptive dhe krim të organizuar”, ka thënë ai.