Pacolli: PDK më dërgoi misit, në ditën kur u bëra me LDK-në

Zgjedhjet 2017 June 06, 2017 - 23:38

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli në “Debat D” të RTV Dukagjinit, tha se ditën kur u lidhën me LDK-në në koalicion parazgjedhor, atyre u kishin ardhur misit nga PDK-ja.

Pacolli tha se nuk do ta pranonte ofertën e PDK-së për kryeministër, nëse do t’i vinte.

Ai tha se Ramush Haradinaj ka gabuar që bëri koalicion me PDK-në.

Pacolli tha se nuk besonte se kjo do të ndodhte, por shton se Haradinaj do të barrikadohet nga PDK-ja.