Mustafa: Qershori, muaji kur Kosova përfundimisht e merr drejtimin e duhur
Zgjedhjet 2017
June 07, 2017 - 23:04
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa thotë se dimensionet e fitores siç e quan ai historike të 11 Qershorit u konfirmuan sot në tubimin madhështor në Gjilan.
Koalicioni në krye me LDK-në, sipas tij, do ta vazhdojë përkrahjen e Qeverisë dhe do ta heq përfundimisht bllokadën infrastrukturore e investive të qeverive paraprake.
“Do ta shndërrojmë Anamoravën në qendër ballkanike të zhvillimit ekonomik. Përkrahje e jashtëzakonshme edhe në Viti, Kamenicë, Novobërd e më gjerë.
Qershori, muaji kur Kosova përfundimisht e merr drejtimin e duhur.
Mobilizim e Fitore si në Kohën e Rugovës”, është shprehur Mustafa.