Këto janë rezultatet për Prishtinën

Zgjedhjet 2017 June 11, 2017 - 23:34

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar votat e numëruar deri më tani në Komunën e Prishtinës, raporton “Zeri.info”.

Në bazë të numërimit të deri tanishëm në Prishtinë prin Lëvizja Vetëvendosje me 39.34 për qind apo me 1 mijë e 256 vota të numëruara deri më tani.

E dyta në bazë të numërimit të deri tanishëm është koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 36.45 pqr qind me 1 mijë e 164 vota, raporton “Zeri.info”.

Në vendin e tretë radhitet koalicioni PDK-AAK-NISMA me 20.42 për qind apo 652 vota gjithsej. /ZËRI/

 

Image