Rexhep Selimi tregon se në cilat komuna doli e para ‘Vetëvendosje’
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet të Kuvendit, Rexhep Selimi, pas përfundimit të zgjedhjeve dhe fillimit të votimit nga ana e KQZ-së, ka treguar se në cilat komuna po prin kjo parti.
Sipas Selimit janë gjithsej 11 komuna te të cilat po prin Lëvizja Vetëvendosje.
Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka renditur disa prej komunave te të cilat prin Lëvizja Vetëvendosje.
Por Selimi nuk e ka treguar se nuk është bazuar për publikimin e këtyre të dhënave.
“Urimeeeeeee! Jemi TE PARET NE: Ferizaj, Gjilan, Prishtine, Mitrovice, Prizren, Kacanik, F Kosove, Dardane, Viti, Vushtrri, Hani i Elezit”, ka shkruar Selimi në Facebook.
E ndërkohë komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë është duke e zhvilluar procesin e votimit. Rezultatet e para zyrtare pritet të dalin në orët në vijim.