Fisnik Ismaili feston 'çmendurisht' fitoren e Vetëvendosjes
Zgjedhjet 2017
June 11, 2017 - 23:57
Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili i është gëzuar shumë rezultateve të fundit në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.
Ai, në festën e VV-së në sheshin Zahir Pajaziti ka nisur festën duke vallëzuar me shumë qytetarë.
Edhe pse rezultatet nuk janë definitive ende, sipas të gjitha gjasave bazuar mbi anketa e sondazhe të ndryshme, Vetëvendosje do të dalë subjekti i dytë në këto zgjedhje. /Periskopi/


