Ahmeti: Kurti do të jetë kryeministër i vendit
Zgjedhjet 2017
June 12, 2017 - 00:20
Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka thënë se qytetarët votuan me mendje të pastër sipas kryesorja votuan me zemër.
“Ju thash qe me 11 qershor ne festojmë. Votuat me mendje të pastër por kryesorja votuat me zemër. Kohe të mira po vinë për qytetarët e Kosovës. Faleminderit që nxorrët Vetëvendosjen me 45%. Prej 100 mije votave qe kishim me 2014 tash kemi mbi 200 mijë vota”, tha Ahmeti.
Ai ka thënë se është e qartë që dëmet që i janë bë Kosovës do të ndalen.
Ahmeti ka thënë se Vetëvendosje do të udhëheqë qeverinë e Kosovës dhe Albin Kurti do të jetë kryeministër i vendit. /ZËRI/