Kurti: Ky është çlirimi për Kosovën

Zgjedhjet 2017 June 12, 2017 - 00:31

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se kjo është festa e çlirimit tonë.

" Janë bërë 20 minuta prej kur mund të fillojmë të festojmë 18 vjetorin e çlirimit tonë. Sot VV mbush 12 vjet prandaj të dashur qytetarë urime kjo festë e demokracisë, feste e njerëzve që kryen obligimin qytetar për këtë fitore të përbashkët. Falënderoj të gjithë ata që kanë shprehur vullnetin e tyre sot. Ne njëmend kemi fituar por fitorja është e juaja. Me zemër na presin edhe shumë fitore të tjera në të ardhmen", tha Kurti para simpatizuesve.

Ai është shprehur tejet i kënaqur me rezultatin e arritur nga kjo parti .

"Njeri koalicion me 16 parti dhe tjetri me 6-7 parti ka i ka tkurrur Lëvizja Vetëvendosje. LVV është rritur dyfish. Numri nuk është me 35 po 120 %".

Ai u ka premtuar qytetarëve që do t’i mbajë premtimet nga 40 prioritetet e Vetëvendosjes. /Zëri/