Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ-ja mban mbledhje në orën 11:00
Zgjedhjet 2026
June 05, 2026 - 08:36
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me fillim nga ora 11:00.
Sipas rendit të ditës, anëtarët e KQZ-së do të shqyrtojnë raportin e Sekretariatit të KQZ-së lidhur me përgatitjet për ditën e zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Pika e vetme e paraparë për shqyrtim është:
“Raporti i Sekretariatit të KQZ-së për përgatitjet për ditën e zgjedhjeve, 7 qershor 2026”, thotë KQZ-ja.