Qytetarët e Prizrenit tregojnë interesim të madh për votim, menaxheri: Radha u krijua para hapjes së qendrës
Zgjedhjet 2026
June 07, 2026 - 08:35
Qytetarët në Prizren kanë shfaqur interesim të madh për të marrë pjesë në procesin zgjedhor, duke iu drejtuar qendrave të votimit që në orët e para të mëngjesit.
Menaxheri i qendrës së votimit ka bërë të ditur se procesi po zhvillohet pa probleme dhe sipas planifikimeve.
Sipas tij, interesimi i votuesve ishte i dukshëm që para hapjes së qendrës, pasi një numër qytetarësh ishin mbledhur dhe kishin krijuar radhë para orës 07:00 për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.
Ai theksoi se deri më tani gjithçka po shkon mbarë dhe nuk janë raportuar pengesa në zhvillimin e procesit të votimit./teve1