Mbi 3 për qind e qytetarëve kanë votuar deri tani
Foto: Laura Hasani

Mbi 3 për qind e qytetarëve kanë votuar deri tani

Zgjedhjet 2026 June 07, 2026 - 10:46

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat e para për pjesëmarrjen në zgjedhje, sipas të cilave deri më tani kanë votuar 3.04 për qind e qytetarëve 59 mijë e 619 me të drejtë vote në nivel vendi.

Sipas të dhënave të publikuara të KQZ-së, në Prishtinë kanë votuar 9 mijë e 111 qytetarë, apo 4.15 për qind qytetarë.

Në Prizren deri tani kanë votuar 3 mijë e 878 qytetarë, ndërsa në Ferizaj 3 mijë e 669 qytetarë. Në Mitrovicën e Jugut, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 2 mijë e 805 qytetarë.

Ndërkaq, në Pejë pjesëmarrja është 2.92 për qind.

Komunat me shumicë serbe vazhdojnë të shënojnë përqindjen më të lartë të daljes në votime. Në Graçanicë kanë votuar 1 mijë e 386 qytetarë, ose 5.78 për qind e votuesve.

Pjesëmarrja më e lartë deri tani është regjistruar në Mitrovicën e Veriut, ku kanë votuar 1 mijë e 878 qytetarë, që përbën 10.67 për qind të elektoratit.

Ndërkohë, në Zveçan kanë votuar 707 qytetarë, në Zubin Potok 392 qytetarë, ndërsa në Leposaviq 450 qytetarë.

Procesi i votimit po vazhdon në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa KQZ-ja pritet të publikojë gjatë ditës të dhëna të përditësuara për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje.