Shpend Ahmeti tregon kush ia ndali rrymën gjatë debatit në shesh

Zgjedhjet lokale 2017 September 21, 2017 - 22:16

Gjatë emisionit “Zona e Prishtinës” të Klan Kosovës, ku kandidati për kryetar të Prishtinës,  Shpend Ahmeti,  po ballafaqohej me analistë në studion e improvizuar në sheshin “Nënë Tereza”, është ndalë rryma.

Kryetari i Prishtinës e tha si në shaka që “LDK ia ka ndalë rrymën”.

Më vonë u bë e ditur se në fakt rryma nuk është ndalur, por dikush me qëllim ka ndalur të gjitha siguresat dhe më pas është larguar me makinë.

Nuk dihet se kush ka qenë, ndërsa ky problem është rregulluar pas disa minutave.

Të rekomanduara