Arban Abrashi tallet me Shpend Ahmetin

Zgjedhjet lokale 2017 September 22, 2017 - 22:45

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës është tallur me Shpend Ahmetin, duke e cilësuar Facebookun si arritjen e tij më të madhe.

Arban Abrashi, kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, është tallur me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, i cili po kërkon edhe një mandat në krye të kryeqytetit.

I pyetur se cilin projekt të Ahmetit do e vazhdonte në një mandat të mundshëm si kryetar i Prishtinës, Abrahsi duke qeshur ka përmendur Facebookun.

Kjo ngjalli edhe reagimin e masës të cilët me duartrokite përcollën këtë fjalë të Abrashit, e cila u pasua me fjalët e tij se  ‘ishte hajgare’.

Kandidati i LDK-së tha në Klan Kosova se, Ahmeti mund të përmendet për ndonjë veprim në Administratë, përndryshe qeverisja e tij është cilësuar e dobët.

 

Të rekomanduara