Kadri Veseli zihet ngusht në Pejë, pyetet se çfarë libra lexon – kështu u përgjigj ai

Zgjedhjet lokale 2017 September 25, 2017 - 21:03

Kryetari i PDK-së është zënë ngusht kur është pyetur se çfarë libra lexon, por nuk ka lënë pa kthyer një përgjigje.

Kadri Veseli gjatë fushatës nëpër qytetin e Pejës me kandidaten e PDK-së për Pejën, Sabihe Shala, duke vizituar disa biznese, përfshirë edhe një librari, ka takuar qytetarë e sipërmarrës pejanë.

Në një prej bibliotekave Veseli është pyetur se çfarë libra lexon.

Me një të qeshur të lehtë Veseli ka thënë se lexon libra, por vetëm aso për ekonominë.

“Lexoj libra se si me zhvillu ekonominë”, ka thënë ai. /Periskopi/

Të rekomanduara