Haskuka: Ndryshimi i vërtetë vjen veç me Vetëvendosjen

Zgjedhjet lokale 2017 September 25, 2017 - 21:45

Mytaher Haskuka, kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë në Magazina Lokale në Klan Kosova se vetëm me Vetëvendosjen në pushtet, Prizreni mund të ndryshojë për mirë, ashtu siç ka ndryshuar Prishtina nën udhëheqjen e Vetëvendosjes.

“Unë jam kandidati i duhur për Prizrenin, pasi kurdo që kam punuar kam pasur sukseset më të larta”, ka thënë Haskuka.

“Si deputet, kam qenë deputeti që ka bërë më së shumti pyetje për Prizrenin në Parlament”.

“Gjithashtu ndryshimi i vërtetë në çdo komunë është me Vetëvendosjen dhe ky ndryshim është parë në Prishtinë. Asamblistët e Vetëvendosjes në Prizren janë njerëzit më të mirë për të punuar për Prizrenin”, ka deklaruar Haskuka.

Të rekomanduara