Zafir Berisha tregon cili është problemi numër një në Prizren

Zgjedhjet lokale 2017 September 25, 2017 - 21:58

Zafir Berisha, kandidat për kryetar të Prizrenit nga Nisma, ka shpalosur programin e tij qeverisës duke theksuar se ndër problemet kryesore sipas tij në Prizren është “parkingu”.

Berisha gjatë një interviste në emisionin “Magazina Lokale” në Klan Kosova ka thënë që për shkak të parkingut shumë biznese janë në prag të falimentimit.

“Parkingu është problemi numër një në Prizren dhe për shkak të tij bizneset janë në prag të falimentimit”.

“Momentin kur do të bëhem kryetar, si fokus do ta kem edhe qendrën stërvitore për të rinjtë”, deklaroi Berisha.

Ndërsa sa i përket shëndetësisë, Berisha vlerëson se në Prizren ka shumë për t’u bërë.

Të rekomanduara