Shaqir Totaj kërkon falje për 'prishtinalitë e sëmurë'

Zgjedhjet lokale 2017 September 25, 2017 - 23:08

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Prizrenin, Shaqir Totaj, ka kërkuar falje për të gjitha ata që e kanë keqkuptuar shakanë e tij, kur ka thënë se “prishtinalitë janë të sëmurë”, prandaj edhe shkojnë më shpesh te mjeku.

“Ajo që thash unë se janë të sëmurë, ka qenë një kompliment, sepse prishtinalitë e përdorin vet si barsoletë, apo si batutë dhe thonë: ‘i smutë’, që i bie në hap me kohën”, ka shpjeguar Totaj, komentin e ti të më hershëm në Magazina Lokale në Klan Kosova.

Të rekomanduara