Çelaj deklarohet me 'mëshirë' ndaj Shpend Ahmetit

Zgjedhjet lokale 2017 September 26, 2017 - 21:08

Kandidati nga PDK-ja për kryetar të komunës së Prishtinës Lirak Çelaj ka premtuar se nëse fiton garën për kryeqytetin në zgjedhjet e 22 tetorit do t'i ndaj banesë sociale kundërkandidatit Shpend Ahmeti.

Çelaj këto komente i ka bërë në debatin "Rrokum Rroll"ku ka qenë i ftuar dhe ku tha se përderisa Ahmeti deklarohet se jeton në banesën e vëllait të tij, për katër vitet sa ka shërbyer si kryetar do t'ia ndajnë një banesë sociale.

Ndërkaq Çelaj ka ironizuar se Ahmetit i mbetet pastaj ta legalizoj banesën që ka në Shën Gjin./Zëri.info

 

Të rekomanduara